• Korça

Bashkëpunime shumëplanëshe për Korçën/ Presidentët e Komiteteve Olimpike, vision të qartë bashkëpunimi jo vetëm në sport

Shtrirja e bashkëpunimeve jo vetëm në sport ka qënë në thelb të vizitës së Presidentit të Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut Daniel Dimevski dhe Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli. Në thelb të kësaj vizite padyshim që ka qënë bashkëpunimi për sportin por edhe nisja e bisedimeve mes Bashkisë së Korçës dhe Bashkisë së Shkupit për shkëmbime ene në fusha të tjera si kultura.

“Kam kenaqesine qe miku im Fidel Ylli ka vizion per realizimin e projekteve te medha. Në lidhje me viziten time ne korçe por edhe per takimin e realizuar me kryetarin e bashkise Sotiraq Filo , finalizuar me viziten ne muzeumin e artit mesjetar,  dua te them se na ka impresionuar per gjithe pasurine kulturore qe disponon qyteti I Korces. Mendoj se kjo pasuri duhete te ndahet me pjesen tjeter te botes dhe si fillim me ne ne Maqedoni. Nga kjo lindi edhe deshira ime qe bashke me krybashkiakun Sotiraq dhe me bashki te Maqedonise te gjejme dhe te krijojme binjakezim, sepse binjakezimi do te mundesoj qe shume bashkeqytetar te vijne ketu dhe te njihen me gjithcka qe ofron Korca dhe Shqiperia, sepse pikerisht na duhen ure lidhese per perafrim. Sporti eshte I pari dhe kultura e dyta, pikerisht me keto dy ura lidhese mendoj se te dy vendet tona do te jene shume afer me njera tjetren dhe per qytetaret tane do te kemi me shume mundesi per ti ofruar.”

Nga ana tjetër, presidenti i KOKSH, Fidel ylli tregoi edhe për vizitën në zonën sportive, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri.

Pak ditë më parë dy presidentët e Komiteteve Olimpike të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sportit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *