• Korça

“Ballkanizma gjuhësore dhe etnografike”/ Akademia Verore zhvendoset në fshatin Gollomboç të bashkisë së Pustecit

Akademia Verore është zhvendosur në ditën e saj të gjashtë në fshatin Gollomboç të bashkisë së Pustecit. Ligjërata e këtij moduli është mbajtur në ambjentet e Shtëpisë Muze të Sterjo Spases, nga rektori i universitetit Prof. Dr. Dhimitri Bello me temë “Ballkanizma gjuhësore dhe etnografike”.

Sipas Bellos lëvizja e akademisë në vende të ndryshme ka për qëllim që edhe studentët të njihen me vlerat dhe kulturën e që ofron qarku i Korçës. 

Përveç veprimtarisë mësimore, gjatë qëndrimit në fshatin Gollomboç të bashkisë së Pustecit, studentët janë njohur edhe me trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike, traditat, zakonet dhe kulinarinë që ofron kjo zonë e juglindjes së vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *