Balkani ka hedhur hapin e parë drejt play-off të Ligës së Konferencës me një fitore 2-0 ndaj Linkoln Red Imps në Prishtinë.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, ashtu siç pritej, ka dominuar plotësisht sfidën, por ka shpërdoruar shumë raste. Golat erdhën vetëm në pjesën e dytë kur Korenica fillimisht, e më pas Trashi, shënuan brenda 3 minutash në portën e skuadrës nga Gjibraltari.
Me këtë sukses të pastër, ekipi kosovar do të ketë mundësinë që të administrojë lojën në ndeshjen e dytë në transfertë, në mënyrë që të kthehet përsëri në play-off të këtij turneu.
Lini një Përgjigje