Ballkani i Ilir Dajës është gatin për turin e tretë të Conference League, ku do përballet me Lincoln Red Impacts nga Gjibraltari. Pavarësisht se niveli i kundërshtarit nuk është aq i lartë, trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ilir Daja ka kërkuar përqëndrim, duke larguar euforinë. Në prononcimin e bërë para ndeshjes, trajneri nga Tirana, është përpjekur të mbajë me këmbë në tokë të tijët.
“Mendimi im është mundësitë për kualifikim janë 50/50, sepse kemi pasur tri ditë kohë për ta përgatitur ndeshjen, ndërsa kundërshtari ka pasur tri javë kohë. Turin e dytë nuk ka luajtur, si duket, me problemet e shortit.
Ata kanë pasur tri javë kohë dhe ne kemi pasur tri ditë kohë. Prandaj, them që nuk është favorit as Ballkani, as kundërshtari. Gjasat janë 50/50. Kështu, do të futemi në fushë, duke e respektuar maksimalisht si një kundërshtar të turit të tretë të Ligës së Konferencës”, deklaroi Ilir Daja në konferencën për shtyp.
Lini një Përgjigje