• Korça

Badminton/ Zhvillohet turneu i 8-të ndërkombëtar “Miqtë e Idas”

Për të 8-in vit rradhazi në qytetin e Korçës është mbajtur turneu ndërkombëtar i Badmintonit “Miqtë e Idas”. Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne garuan individualisht dhe në çift për 2 ditë duke sjellë një lojë e cila është ndjekur me interes nga admirues të kësaj disipline sportive.

Në këtë turne morrën pjesë ekipe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët e pritën me kënaqësi ftesën. Trajneri Afrim Morina tregon se vitet e fundit, përmasat e këtij sporti po rriten edhe në Kosovë.

Në përfundim të këtij turneu, i cili zhvillohet për nder të vajzës shumë të talentuar, sportistes Ida Pili, janë ndarë edhe çmime për sportistët më të talentuar në këtë discipline. Ndërkohë për të gjithë sportdashësit që dëshirojnë të ushtrojnë këtë sport,  ambjenti me të gjitha standarded e duhura është në dispozicion gjatë muajve të verës.

Sporti i Badmintonit si pjesë e programit të federatës botërore “Shuttle Time”, vjen edhe në gjuhën shqipe me një manual shpjegues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *