Dhoma e avokatisë ka bojkotuar të gjitha seancat në gjykaten e rrethit gjyqësor të Korçës. Shkak është bërë dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ashtu siç kanë braktisur seancat gjyqësore edhe për problematikat e shumta të hasura nga avokatët pas reformës në sistemin e drejtësisë.
Nevzat Tarelli edhe në emër të avokatëve të tjerë është shprehur se kërkohet një status special, i cili do të mbroje veprimtarine e avokatëve:
Për shkak të bojkotit tre ditor të dhomës së avokatisë se Korçës nuk do të zhvillohen më shumë se 200 seanca gjyqësore.