• Korça

“Aventurat e Pulçinelës”/ Regjisori dhe aktori italian Paolo Comentale sjell shfaqjen në Korçë

Regjisori dhe aktori italian Paolo Comentale ka sjellë për herë të parë në Korçë shfaqjen me kukulla “Aventurat e Pulçinelës”. Pulçinela është një personazh kukull i krijuar që në vitet 1700, ndër më të njohurit e Komedisë së Artit Italian, duke përfaqësuar shpirtin luftarak, aventurën dhe dëshirën për të ndihmuar të tjerët. Shfaqja ka përcjellë tek vogëlushët mesazhe shumë domethënëse.

Aktorja dhe regjisorja e njohur e Teatrit të Kukullave Shegushe Bebeti, tregon sesi lindi ideja që kjo shfaqje të vinte në qytetin e Korçës.

Shfaqja “Aventurat e Pulçinelës” do të vihet në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës edhe ditën e enjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *