Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në mbarë botën dhe shpesh flitet për përfitimet dhe të metat e saj.
Gjetjet e reja u botuan në The New England Journal of Medicine, duke sugjeruar të mirat dhe të këqijat e kafesë.
Pirja e më shumë se një filxhan në ditë rezultoi në një incidencë rreth 50% më të lartë të kontraktimeve të parakohshme të zemrës krahasuar me ditët kur nuk pini kafe.
Kur njerëzit pinë kafe, ata mund të kenë më shumë motivim për të qenë më aktiv por mund të kenë gjithashtu probleme me gjumin.
Bëni kujdes studiuesit thonë se nuk duhet të konsumoni pije energjike ose kafeinë me dozë të lartë si një mënyrë për të përmirësuar aktivitetin tuaj ditor, pasi dozat e larta mund të çojnë në shqetësime shëndetësore.
Studiuesit mblodhën mostra të ADN-së nga pjesëmarrësit e studimit dhe ata që kishin reduktime më të mëdha në gjumë kur konsumonin kafe kishin lidheshin me metabolizmin më të ngadaltë.
Njerëzit që kanë metabolizmin më të shpejtë kishin më shumë kontraktime të parakohshme të zemrës.
Këto gjetje sugjerojnë se një qasje e individualizuar ndaj konsumit të kafesë mund të jetë metoda më e përshtatshme për përcaktimin e efekteve në shëndet.
/korca.rtsh.al/