Shtrimi me asfalt i rrugës kryesore në lagjen e re të fshatit Velitërnë të bashkisë së Maliqit, është pritur mirë nga banorët, pasi në këtë lagje me rreth 35 familje, prej vitesh investimet kanë munguar. Në kushte të tilla qarkullimi i mjeteve por edhe i vetë banorëve ka qënë i vështirë për shkak të rrugëve tejet të amortizuara. Krahas asfaltimit të rrugës kryesore, janë shtruar me asfalt edhe pjesa më e madhe e rrugicave të kësaj lagjeje, duke e çuar në total sipërfaqen e asfaltuar në rreth 1600 metër katrorë.
Edhe për kryetarin e fshatit Velitërnë Syrja Hamzallari, një investim i tillë ka qënë i domsdoshëm për komunitetin e kësaj lagjeje, por banorët shpresojnë që fshati të lidhet me asfalt edhe me rrugën nacionale.
Gjatë kësaj periudhe nga ana e bashkisë Maliq, janë kryer punime të shumta kryesisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore edhe në njësitë e tjera administrative, me asfaltimin e rrugëve të brendshme të disa fshatrave, duke krijuar kështu kushte më të mira jetese për banorët.