Istrefi punon me lëkurën prej shumë vitesh. Nëse më herët, ai kryente tregti me të, tashmë ka vendosur edhe ta përpunojë duke prodhuar disa prej elemenetëve më të nevojshëm për kafshët, kryesisht samarët.
Me punën që kryen, Istrefi arrin të sigurojë të ardhura të kënaqshme ndërsa thotë se kërkesa në treg ka ende nëse ti kryen një punë të mirë.
Istref Qelemeni punon i vetëm në punishten e tij. Ne e gjetëm atë në një moment pune ndërsa na tregoi hap pas hapi sesi e punon lëkurën deri në arritjen e produktit final, ndërsa i duhen vetëm disa vegla të thjeshta për ta kryer atë.
Artizani thotë me keqardhje se brezi i ri, nuk tregon interes në ruajtjen e artizanatit.
Ta duash punën që bën e ta kryesh atë me passion e përkushtim, ky është çelësi i suksesit…me këtë mesazh që ne morrëm nga Istrefi, u larguam ndërsa ai vazhdoi të punonte…