• Lajme kombëtare

Arrihet akordi, Alfred Mensah te Skënderbeu

Alfred Mensah mund të jetë pjesë e Skënderbeut për sezonin e ri. Mes Skënderbeut dhe Partizanit është gjetur një akord paraprak për të afruar lojtarin sërish në Korçë, duke parë edhe hapësirat e pakta te Partizani. Flitet për një transferim me parametra zero, pavarësisht se sulmuesi ka kontratë me të kuqtë.

I pyetur për këtë mundësi afrimi, presidenti Ardjan Takaj ka konfirmuar bisedimet, por ende sipas tij nuk ka asgjë zyrtare.

“Jemi duke biseduar me drejtuesit e Partizanit për Mensah. Kemi një akord paraprak, por nuk kam asnjë përgjigje zyrtare dhe nuk mund ta quaj të mbyllur këtë transferim. Po bisedojmë dhe të shohim se si do të dalim në konkluzionin përfundimtar”, u shpreh presidenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *