Me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, në ambientet e Muzeut Historik Pogradec është organizuar aktiviteti “Arkeologu i Vogël”, i cili kishte në fokus aktivizimin e nxënësve për t’i njohur ata me fushën e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore. Duke përdorur mjete arkeologjike nxënësit kanë mësuar mbi teknikat e gërmimit në degën e arkeologjisë. Ata patën mundësinë të improvizojnë gërmimet arkeologjike, gjetjen e objekteve, pastrimin e tyre dhe vendosjen në Muze.
“Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore” është dita kur të gjitha vlerat e prekshme dhe të paprekshme bëhen bashkë me ata që i krijuan dhe i ruajtën ato për t’ia kaluar brezave si dëshmi të identitetit tonë kulturor dhe evropian.