Ansambli artistik “Skënderbeu ” i Korçës me një histori 49 vjeçare, vlerësohet me dy çmime të rëndesishme në edicionin e 12-të të “Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të valles popullore burimore” në Lushnjë. Me çmimin e parë të titulluar “Grupi më i mirë i festivalit Taip Madani” si dhe çmimin e valltarit më të mirë i cili ka shkuar për solistin Mariel Braimllari.
Valltarët e valltaret dhanë maksimumin me performancën e tyre, duke mbajtur flakën gjallë në një pishtar që ndriçon për rreth gjysmë shekulli. Trupa e Ansamblit Skënderbeu i përket gjeneratës më të re të Korçës ndërsa formacioni muzikor përbëhet nga Nexhildo Sula në klarinetë, Agron Murati dhe Tomor Selimi në llautë, Altin Laloti në dajre dhe në vokal Flavia Zere. Udhëheqes artistik ka qenë Josif Minga, koreograf Bardhi Pojani dhe konsulente artistike Blerta Belliu.