Mbyllen dosjet e të dënuarve që do të lirohen në burgun e Drenovës si dhe atyre që do të përfitojnë ulje dënimi. Burime zyrtare pranë këtij institucioni thanë se në datën 24 prill kur do të nisë zbatimi i ligjit për amnistinë penale, do të lirohen 54 të burgosur si dhe do të përfitojnë ulje dënimi 73 persona të tjerë. Të njëjtat burime thanë se 127 të dënuarit që përfitojnë lirim dhe ulje dënimi kanë qenë të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, dhënie e ndihmës së paligjshme të kalimit të kufirit, vjedhje si dhe vepra të tjera penale. Nga amnistia nuk kanë përfituar persona të cilët janë dënuar nga ana e SPAK. Ka qënë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ai që prezantoi në fillim të muajit shkurt para deputetëve të Komisionit të Ligjeve, projektligjin për dhënien e amnistisë. Më pas Ministri Manja deklaroi në kuvend se nga miratimi i amnistisë do të përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Po ashtu, Manja theksoi se nga amnistia përfitojnë edhe 2700 persona në shërbim prove. Sipas ministrit Manja, amnistia penale i vjen në ndihmë problemit të mbipopullimit, pasi sipas tij, burgjet janë të mbipopulluara dhe se kanë të paraburgosur më shumë sesa kanë kapacitete. Amnstia Penale e votuar në datën 4 prill në parlament, është botuar në Fletoren Zyrtare, dhe do të nisë zbatimin në datën 24 prill.
- Korça
Amnistia Penale 2024/ IEVP Korçë, 127 të dënuar përfitojnë lirim dhe ulje dënimi
Korça
Më shumë- Korça
Aplikacion i ri OSHEE APP/ Përmes këtij aplikacioni mund të kryhen nj...
- Korça
Tetori, muaji i letërsisë/ Një sërë aktivitetesh do të vijnë me qëllim...
- Korça
Qendra komunitare “Duarartët”/ Dorcas Albania inauguron qendrën e re p...
- Korça