Qendra shëndetësore në fshatin Kamenicë të bashkisë Korçë i është nënshtruar rikonstruksionit, pasi godina ishte tejet e amortizuar. Mjekja Lindita Xega thotë se ishte e vështirë të punohej në ato kushte ndaj ndërhyrja ishte emergjente.
Xega mbulon me shërbim mjekësor 5 qendra shëndetësore dhe rreth 5800 banorë ndërsa thotë se kjo periudhë ka qenë e ngarkuar sa i takon virozave të stinës.
Rikonstruksioni i qendrës shëndetësore në Kamenicë vjen si pjesë e programit të rehabilitimit të qendrave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Punimet parashikohet të zgjasin deri në muajin mars.