• Korça

Ambasadorja e Izraelit viziton Korçën. Bashkëpunim me bashkinë e Korçës në disa fusha

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri Galit Peleg ka qenë sot në një vizitë zyrtare në bashkinë e Korçës, ku është pritur nga kryebashkiaku Sotiraq Filo. Dy zyrtarët kanë bisëduar për mundësitë e bashkëpunimit në disa fusha me interes të përbashkët siç është turizmi, bujqësia, agropërpunimi apo fusha e teknologjisë. Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo tha për RTSH Korça se rajoni ynë do të ketë mundësi të përfitojë nga eksperienca e madhe që ka Izraeli në të gjitha këto fusha përmes zhvillimit të projekteve konkrete.

Ambasadorja izraelite Galit Peleg ndërsa ka vlerësuar qytetin e Korçës dhe mikpritjen që i është ofruar këtu është shprehur e bindur se mund të sjellë eksperiencën dhe njohuritë izraelite në disa fusha si turizmi, agropërpunimi, kultura apo teknologjia.

“Kjo është vizita ime e parë në Korçë. Jam shumë e lumtur që jam këtu pasi është një qytet shumë i bukur. Gjatë gjithë kohës njerëzit më thoshin duhet të shkosh në Korçë, pasi është një qytet ndryshe. Erdha këtu dhe po e shoh me sytë e mi se është një qytet ndryshe nga të tjerët dhe kjo për mirë. Jam e lumtur që e vizitova dhe patjetër do të rikthehem këtu si turiste dhe do ua rekomandoj edhe izraelitëve të tjerë që të vijnë këtu. Unë erdha këtu të takoj kryebashkiakun, të shoh qytetin dhe të shohim se si mund të bashkëpunojmë. Mendoj se ka shumë gjëra që mund të bëjmë sëbashku në fusha si turizmi, agropërpunimi, kultura. Unë do të doja të shihja biznese izraelite që mund të interesohen për Korçën dhe të shohin se çfarë mund të bëjnë këtu. Do të doja gjithashtu të shihja, eksporte izraelite në fusha si agroteknologjia, inovacioni apo hi tech. Pra të vinin këtu dhe të shpërndanin njohuritë që ne kemi, ndërsa do të doja të besoja se nëse ne mund të kontribuojmë në suksesin dhe përparimin e qytetit atëherë mund të them se jam duke e bërë mirë punën time.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *