• Korça

Alolli takim me të rinjtë e Korçës/ Prezantohet “Kontrata Rinore”

Kandidatja e koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Korçës Ledina Alolli ka zhvilluar një takim elektoral me të rinj të qytetit të Korçës. Në këtë takim Alolli u ka bërë të ditur të rinjve disa nga idetë e saj për të ndaluar largimin e tyre nga vendi si dhe për tju ofruar mundësi për të gjeneruar të ardhura. Premtimet e Alollit janë përmbledhur në një kontratë rinore ku janë përfshirë:

  • Zgjidhja e emigracionit për të rinjtë
  • Vende të reja pune për të rinjtë
  • Mbështetje për arsimin
  • Zgjidhja e problemeve të infrastrukturës dhe ngrohjes në institucionet shkollore
  • Termoizolimi i të gjithë banesave
  • Pastërti mjedisore
  • Favorizimi i bizneseve për të rinjtë
  • Mbështetje ndaj bujqësisë
  • Financim i bujqësisë dhe sigurimi i tregjeve
  • Financim i bizneseve në fushën agropërpunuese për të rinjtë
  • Zgjerim i bibliotekës dhe pasurimi i tyre, si dhe biblioteka të reja për të rinjtë

Alolli e ka cilësuar këtë takim si një nga më të veçantët e kësaj fushate, me të rinj të cilëve iu ka kërkuar të besojnë në fjalët e saj. Duke qënë bashkë, tha ajo mund të luftojmë në gjërat për të cilat besojmë, mund të shkojmë drejt asaj rruge e cila duhet të jetë rruga e një të ardhmeje të mirë e të sigurt për të gjithë. Alolli iu ka kërkuar të rinjve të mos qëndrojnë indiferentë ndaj politikës, pasi ajo synon të investojë tek të rinjtë, të besojë në forcën dhe mençurinë e secilit prej tyre dhe bashkë të sjellin ndryshimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *