• Pogradec

Alibeaj takim në Pogradec. Kërkon votën për këshilltarët bashkiakë të PD-së

Kryetari në detyrë i PD-së, Enkelejd Alibeaj, e sheh zgjidhjen e “lakut” që sipas tij, ka mbytur jetën politike dhe zhvillimin ekonomik nga dyshja Rama-Berisha, me krijimin e një alternative të re. Për Alibeajn dy janë gjërat më të rëndësishme në Partinë Demokratike, të rinjtë në moshë dhe të rinjtë në angazhimin politik. Këtë qëndrim, Alibeaj e bëri publik gjatë një takimi elektoral në Pogradec, ku kërkoi votat për listën e këshilltarëve bashkiakë të PD-së në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Gjatë këtij takimi Alibeaj u ndal edhe tek zgjedhjet e 14 majit, ku siç tha ai Partia Demokratike nuk është përfaqësuar me formacion të plotë qoftë për kandidatë në këshillin bashkiak, apo edhe për kryetar bashkie. 

Sipas Alibeajt, rënia e PD-së nga pushteti e ka zanafillën që në momentin kur Berisha bëri koalicion me Metën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *