Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar nga Mallakastra se grupimi i tij politik u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit demokratëve që janë rreshtuar me grupin e “Rithemelimit” të Sali Berishës për t’iu kundërvënë regjimit të Edi Ramës. Gjatë prezantimit të kandidatit Agron Kapllanaj për kreun e Bashkisë së Mallakastrës, Alibeaj vuri në dukje se grindjet brenda Partisë Demokratike duhen lënë mënjanë dhe për t’u bashkuar kundër qeverisë së kryeministrit Rama.
Sipas Alibeajt zgjedhjet e 14 majit, përbëjnë një çast të rëndësishëm për fatin e Shqipërisë dhe Partisë Demokratike. Për këtë aryse, ai bëri thirrje që demokratët të bëhen bashkë në zgjedhjet vendore. Madje, Alibeaj ftoi edhe socialistët që të votojnë kundër kandidatëve të Edi Ramës.