Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ishte një takim me demokratë të Matit në mbështetje të kandidatëve për këshillin bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Në fjalën e tij, Alibeaj u ndal te rezistenca e demokratëve gjatë kësaj periudhe që e cilësoi të vështirë por edhe historike, duke theksuar se PD është e vetmja sigël sot e cila është ura e vetme e komunikimit me perëndimin.
Alibeaj tha se PD-në nuk e lidh asgjë me të shkuarën korruptive, ndaj kemi vendosur të renditemi krah perëndimit tha ai.
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike tha se e rëndësishme është të dalë dinjitoz nga këto zgjedhje, për të treguar se përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë intelektualë të ndershëm dhe të pakorruptuar dhe që nuk pranojnë të bëjnë kompromisa për interesa politike.