• Raportime

Alibeaj në Fushë-Krujë: Berisha do të ekzekutojë PD-në, por do jemi edhe pas 14 majit

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj vijon me takimet në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, teksa është ndalur në Fushë-Krujë. Në fjalën e tij para banorëve, Alibeaj nuk u kursye në akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ku tha se synimi i tij është “të ekzekutojë Partinë Demokratike”. Sipas Alibeajt, Berishës nuk i intereson fitorja në zgjedhje dhe as demokratët, teksa shtoi se qëllimi i ish-kryeministrit është që t’i përdorë ata për “betejat e tij personale”.

Edhe një herë, Alibeaj ka akuzuar Ramën, Berishën dhe Metën se kanë dashur të rrëzojnë partinë demokratike, por sipas tij, nuk ja kanë dalë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *