• Raportime

Alfred Peza zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar ka zgjedhur me 9 vota pro, gazetarin Alfred Peza si Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së. Ishin 6 kandidatë që garonin për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, por vetëm 4 prej tyre u kualifikuan me votim të fshehtë nga anëtarët e Këshillit Drejtues: Alfred Peza, Laureta Roshi, Enrik Mehmeti dhe Helidon Haliti, por ky i fundit u tërhoq nga gara për arsye shëndetësore. Këtë të martë Këshilli Drejtues i RTSH zhvilloi dëgjesat me kandidatët e kualifikuar për Drejtor të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Shqiptar. Kandidatët shpalosën para Këshillit Drejtues platformat e tyre për pozicionin për të cilin po kandidonin, ndërsa 15 minuta të tjera iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të Këshillit. Dhe pas një votimi të fshehtë, Këshilli Drejtues zgjodhi Alfred Pezën si Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së. Alfred Peza ka qenë ish-kryeredaktor i KOHA JONE, me pas deputet i PS, drejtor i mediave në PS, dhe së fundmi drejtor i Panorama TV. Ai njihet për kurajo dhe profesionalizëm në fushën e medias. Zgjedhja e Pezës për të drejtuar median publike të Republikës së Shqipërisë, erdhi pasi Enkelejd Joti dha dorëheqjen nga posti i drejtori të Përgjithshëm të RTSH, më 13 prill, post që e mbante prej vitit 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *