• Korça

Aleanca Franceze në Korçë/ Kremtohet 25 vjetori i krijimit të saj, çelet ekspozita “Paris, je t’aime”

25 vite më parë në qytetin e Korçës u krijua Aleanca Franceze. Ky qytet njihet si një vend frankofon që e ka përqafuar këtë kulturë një shekull më parë. Në 25 Tetor të  vitit 1917, u cel në këtë qytet  Liceu Kombëtar Francez, e vlerësuar  si shkolla më e mirë që mund të ketë patur ndonjëherë Shqipëria.  Si trashëgimi e kësaj shkolle u hap gjimnazi Raqi Qirinxhi në Korcë, ndërsa Aleanca Franceze përveç mësimit të gjuhës frënge, zhvillon dhe një sërë aktivitetesh artistike e kulturore për të qasur të rinjtë drejt kulturës frënge.

Në këtë ditë të shënuar është çelur edhe një ekspozitë nga piktori i merituar Anastas Kostandini e titulluar “Paris, je t’aime”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ambasadorja Franceze në Shqipëri Ketrinë Syar e shoqëruar nga këshilltari për bashkëpunimin dhe kulturën Pierrë Reino (pierre raynaud), kryetari i bashkisë Sotiraq Filo, Prefekti Nertil Jole si dhe dashamirës të frankofonisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *