• Turizëm dhe Kulturë

Albina dhe Familja Kelmendi shkëlqejnë në provën e parë në Eurovizion

Albina dhe Familja Kelmendi elektrizojnë skenën e Liverpool me këngën “Duje” në provën e parë në Eurovision. Këngëtarët mahnitën me performancën e tyre me motive patriotike si në këngë ashtu dhe në veshje duke sjelle ngjyrat kuq e zi.

Albina dhe Familja Kelmendi është mirëpritur me fjalët më të mira edhe në komente në rrjetet sociale ku ndjekësit kanë komentuar me fjalët: “Albina dhe Familja Kelmendi kanë sjellë zjarrë dhe ndjesi në skenë”, “ Kjo këngë duhet të jetë në finale”, “Ato kanë çdo gjë, vokal dhe energji” etj

Albina dhe Familja Kelmendi janë vënë re për performancen e tyre edhe në prezantime të tjera si në Amsterdam ku kane bërë për vete publikun.

Festivali Eurosong do të sjelle tre netë fantastike të muzikës Europiane i cili do të startojë më datë 9 dhe do të vazhdojë në datat 11 dhe 13 maj.

/rtsh.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *