Në natën e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës ALBAMONO, është ngjitur në skenë aktorja dhe regjisorja nga Izraeli Tania Kazanovski me shfaqjen “Oriental Casket”. Kjo monodramë flet për faktin se jeta është e larmishme, duke përcjellë mesazhe të fuqishme për aftësinë për të mos hequr dorë, për të gjetur mënyrat e duhura për të arritur qëllimet. Tania Kazanovski, e cila është edhe regjisore e monodramës vuri në skenë këtë shfaqje të bazuar në përralla arabe, duke e shoqëruar atë edhe me kërcimin oriental.
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës do të vijojë edhe këtë të shtunë, ku në skenë do të ngjitet aktorja nga Armenia Nora Bedalian me shfaqjen “Sister Of”, për të vijuar edhe të dielën me një tjetër shfaqje përfaqësuese nga Izraeli dhe për tu përmbyllur me ceremoninë e ndarjes së çmimeve të këtij festivali.