Ledina Alolli pas votimit “Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë korçarët, për të gjithë njerëzit të cilët votojnë në bashkinë e Korçës. Është një ditë e cila na tregon edhe njëherë që sot është e rëndësishme e ardhmja e këtij qyteti, e ardhmja e kësaj bashkie. Ndaj ftoj të gjithë bashkëqytetarët e mi të bëhen pjesë e procesit të votimit, të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës për për të ardhmen e tyre dhe për fëmijët e tyre. Kjo është dita më e rëndësishme për të gjithë ne. Kam informacione të ndryshme që më kanë ardhur deri tani kryesisht në lagjen 17, janë informacione të cilat sinjalizojnë se punonjës të administratës janë duke intimiduar votuesit, gjej rastin këtu tju bëj thirrje që të qëndrojnë larg këtij procesi, të respektojnë të drejtat e njerëzve, t’i lënë ata të lirë të votojnë. Nuk është ky moment të ushtrojnë presion ndaj tyre. Ka pasur probleme me përdorimin e pajisjen elektronike e cila më pas u zgjidh edhe me një vendim të KQZ. Sa i takon incidentit të ndodhur në Kolonjë, Alolli u shpreh se nuk kishte informacione në lidhje me këtë ngjarje”.
- Korça