• Korça

Aktivitet letrar në bibliotekën e Korçës, e ftuar shkrimtarja dhe botuesja Rita Petro

Në bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua një aktivitet letrar ku të pranishëm ishin nxënës të shkollave “Tefta Tashko Koço”, “Sevasti Qiriazi” dhe “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”, të cilët u takuan nga afër me botuesen e shkrimtaren Rita Petro për të bashkëbiseduar mbi magjinë e librave në këtë prag festash. Petro ka prezantuar tek lexuesit e vegjël serinë e librave “Më quajnë” dhe atë të autorit Bedri Dedja.

Gjatë muajit dhjetor biblioteka ka menduar një sërë aktivitetesh si një mënyrë për të pritur festat e fundvitit duke bërë udhëtime imagjinare e magjike në botën e librave, sidomos për lexuesit e vegjël. 

Në këtë aktivitet u ndanë dhe u dhuruan një përzgjedhje e pasur e botimeve të Albas për fëmijë. Ku ndër më kryesoret ka qënë kolana e biografisë së personaliteteve më të mëdha shqiptare e botërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *