Puna për pastrimin e zonave problematike në qytet përsa i përket ndotjes së ambjentit nga depozitimi i mbetjeve urbane ka nisur me Unazën e qytetit, më pas në lagjen 6 tek rruga “Nexhi Vinçani”, tek lagje 4 rruga “Koli Çeku”, tek lagjia 6 janë pastruar rrugët “Petro Sturgji”, “Liceistët” nga Ura e fajancës deri në fshatin Ravonik. Gjithashtu janë pastruar edhe rrugët “Isan Korça” dhe tek pazari i qytetit si zonat më të ndotura në qytet. Ditën e sotme pastrimi po kryhet në rrugën “Konferenca e Labinotit”. Korça e ka pasur traditë të hershme pastrimin, ku zonjat e qytetit dilnin që herët në mëngjes për të pastruar rrugicat. Kjo traditë nuk duhet të humbasë shprehen banorët dhe kuj.desi për mbrojtjen e mjedisit duhet të nisë nga ata
Paralalisht me pastrimet në qytet, vijon puna për pastrimin edhe në zonat rurale, duke hequr mbeturina apo dhe inerte të depozituata në natyrë.