Bashkia Korçë ka nisur një aksion pastrimi në lagjen 17 të qytetit, pranë tregut me shumicë të fruta-perimeve, tek ish Uzina Mekanike Bujqësore. Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike kanë bërë heqjen e mbeturinave, inerteve dhe të barërave të këqija, teksa po punohet për rehabilitimin e zonës përreth godinave. Pritet që në ditët në vijim të bëhet edhe cakullimi i rrugëve. Këto ndërhyrje janë vlerësuar nga qytetarët.
Burime zyrtare pranë Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike bashkia Korçë bëjnë me dije se aksione të tilla do të bëhen edhe në zona të tjera në qytet dhe në fshatra, jo vetëm me qëllim pastrimin e territorit por edhe për sensibilizimin e komunitetit për të mbajtur pastër mjedisin.