• Devoll

Aksidenti në afërsi të Bilishtit, policia arreston sot 21-vjeçarin

Policia e Korçës ka arrestuar drejtuesin e mjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin me një viktimë dhe 6 të plagosur një ditë më parë në aksin Korçë-Bilisht.

Njoftimi:

Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna ditën e djeshme, për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, policia e shtetit informon ditën e sotme se Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë në vijim të veprimeve procedurale arrestuan shtetasin A. Sh., 21 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin H. M., 58 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, dhe si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasja M. M., 46 vjeçe (pasagjere tek automjeti tip “Ford”), dhe janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve shtetasit H. M. dhe A. Sh., si dhe pasagjeret shtetaset L. F., 39 vjeçe, L. B., 49 vjeçe, V. Ç., 52 vjeçe, G. M., 41 vjeçe dhe E. M., 54 vjeçe, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *