• Lajme nga bota

Aksidenti i rëndë në Edesa të Greqisë që i mori jetën 5 shqiptarëve, identifikohen viktimat

anë identifikuar 5 shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Edesa të Greqisë, që u regjistrua të martën (18 korrik). Bëhet me dije se viktima të aksidentit kanë mbetur Besim Muçaj 55 vjeç, Ilir Daci 50-vjeç, Ergin Peposhi, 19 vjeç, Ardit Peposhi, 16-vjeç dhe Gazmen Brahaj, 47-vjeç.

Automjeti me të cilin udhëtonin shqiptarët u përfshi në një aksident të rëndë, duke u përplasur me një kamion. Aksidenti u regjistrua në kilometrin e 87- të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, automjeti i shqiptarëve është përplasur “kokë më kokë” me kamionin.

Policia është duke hetuar rrethanat e aksidentit që çuan në vdekjen fatale të 5 shqiptarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *