• Korça

Aksident me pasoja në aksin Korçë-Bilisht, humbet jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar të dielën në aksin rrugor Korçë – Bilisht. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Neviçisht.

Mësohet se mjeti i tonazhit të rëndë po udhëtonte nga Korça në drejtim të fshatit Pojan ndërsa mjeti i vogël nga Zëmblaku në drejtim të Korçës.

Përplasja mes tyre ka qenë fatale për drejtuesin e automjetit të vogël. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *