• Raportime

Aksident më aksin Pogradec-Korçë, dy persona dërgohen në spital

Një aksident me dy të plagosur është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Korçë-Pogradec.

Në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën.

Si pasojë e ngjarjes janë plagosur rëndë drejtuesi shtetasi L. D. dhe pasagjeri E. S., të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *