• Korça

Nafta pa akcizë/ Shtyhet me gjashtë muaj përfundimi i procesit

Do të vazhdojë edhe gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2024 procesi i plotë i shpërndarjes së naftës për fermerët përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi, në sajë të fondit shtesë prej 1.8 miliardë lekë të alokuar nga qeveria në tetor të këtij viti. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë fermerët që janë aktualisht duke marrë disbursimin për naftën si pjesë e Skemës Kombëtare.

Krahasuar me një vit më parë, theksoi Denaj, kemi një rritje me gati 30% të fermerëve përftues të Skemës Kombëtare 2023 dhe një numër total përfituesish në shkallë vendi me 65 mijë fermerë. Në qarkun e Korccës për këtë skemë kanë aplikuar 10 750 fermerë, nga të cilët kanë përfituar rreth 7500, ose rreth 70% e tyre. Tashmë me këtë vendim të Këshillit të Ministrave pjesa tjetër do të marrë kartat e naftës pa akcizë brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *