Bashkia e Maliqit ka ndezur mbrëmjen e së dielës, dritat e dekorit festiv. Në një atmosferë të gëzueshme të shoqëruar nga fëmijët e veshur me kapuçët e babagjyshit, është ndezur dekori i cili shtrihet përgjatë rrugës kryesore të qytetit të Maliqit.
Ky fundvit do të shoqërohet edhe me aktivitete që do të vijnë si një buqetë festive bën me dije Drejtori i i Kulturës, Arsimit dhe Sportit Festim Tomori.
Mbrëmja qëndrore e fundvitit në Maliq do të shoqërohet me interpretimet e fëmijëve në muzikë, kërcime si edhe me vënien në skenë të dramatizimeve të ndryshme.