• Korça

“Biblioteka shëtitëse” ndalet në Korçë. Përmbyllet turi i takimeve organizuar në qytetet kryesore të Shqipërisë

Korça ishte stacioni i parë i “Bibliotekës Shëtitëse” në fund të muajit prill, duke nisur kështu një tur takimesh të cilat do të mbaheshin në qytetet kryesore të vendit përgjatë gjithë muajve të verës, për të nxitur leximin dhe promovimin e librit. Rrugëtimi nëpër Shqipëri është përmbyllur po nga qyteti i Korçës duke bërë kështu ndalesën e fundit të këtij programi që ka në fokus afrimin e fëmijëve me librin si një nga sfidat më të mëdha në ditët e sotme.

Sipas koordinatores së bibliotekës shëtitëse, pavarësisht ndikimit të teknologjisë fëmijët kanë shfaqur një interes të shtuar për të lexuar libra. Në ndryshim prej tyre janë të rinjtë të cilët janë më të distancuar.

Në Korçë kanë qënë të shumtë fëmijët të cilët i janë bashkuar bibliotekës shëtitëse. Ata na tregojnë për dëshirën që kanë për të lexuar sa më shumë libra.

Programi i “Bibliotekës Shëtitëse” i cili organizohet prej disa vitesh nga Instituti i Librit dhe i Promocionit, me qëllim nxitjen e leximit dhe promovimin e librit, pritet të kthehet në një traditë të përvitshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *