Për të disatin vit rradhazi bashkia Korçë organizon kampin veror “Miqësia” në ambjentet e parkut “Rinia” ku fëmijët e grupmoshave të ndryshme angazhohen në veprimtari të shumta dhe socializohen me njëri-tjetrin. Ky program dedikuar fëmijëve, do të zgjasë përgjatë gjithë muajit korrik dhe pjesë e tij do të bëhen rreth 280 fëmijë nga mosha 6 deri në 12 veç, të ndarë në dy grupe. Ky kamp organizuar nga Bashkia Korçë me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm ka në fokus argëtimin e fëmijëve dhe socializimin e tyre nëpërmjet aktiviteve psiko-sociale dhe edukative. Përveç lojrave dhe argëtimit kampi ofron dhe një vakt ushqimor.
Fëmijët të cilët janë bërë pjesë e kampit na tregojnë për aktivitetet që kanë zhvilluar gjatë këtyre ditëve dhe miqësitë e reja që kanë krijuar.
Kampi veror “Miqësia” organizohet prej 16 vitesh si pjesë e projekteve të bashkisë Korçë për fëmijët, ku përmes një programi të dedikuar iu jep atyre mundësi të argëtohen e të socializohen, duke kaluar një pjesë të ditës në këtë kamp gjatë pushimeve të verës.