Jo më leje ndërtimi dhe kontrata punësh publike kompanive që nuk kanë pagë reale të sektorit të deklaruar. Kështu ka deklaruar sot (17 mars) kryeministri Edi Rama teksa theksoi se nuk do japin më leje ndërtimi për kompani ndërtimi që deklarojnë pagat 40 mijë lekë. Ai theksoi se deri në fund të mandatit minimumi i këtyre pagave do jetë 45 mijë lekë, ndërsa shtoi se është e neveritshme që bëhen këto kompani bëjnë fitime marramendëse duke shfrytëzuar krahun e punës. Rama u shpreh qartë kur tha se qeveria nuk do të financojë me paratë e shtetit, shfrytëzimin.
“Nuk kemi për ti dhënë leje ndërtimi, kontrata punësh publike, kompanive që nuk kanë një pagë reale të sektorit të deklaruar. Si i paguan punonjësit? Ne nuk financojmë me paratë e shtetit, shfrytëzimin. As nuk do japim leje ndërtimi për kompani ndërtimi që deklarojnë paga 40 mijë lekë, sepse ky është për industritë prodhuese në këtë fazë. Deri në fund të mandatit do shkojë minimumi 45 mijë lekë. Por këtyre ne do u financojmë pjesën e sigurimeve për çdo punonjës për diferencën e rritur në mënyrë që të stabilizohen. Kompanive të ndërtimit, hotelerisë, kësaj të fundit i kemi krijuar kushtet optimale të rajonit, me TVSh 6 % dhe ankohen se nuk gjejnë krahë punëtor. Dhe kur shikon deklarimet pagë minimale”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se në sektorët ku është bërë analiza e pagave, do kërkohet dhe pasqyra e realitetit. Në ato kompani ndërtimi që sot kanë referenca të ulëta të shitjeve, shtoi ai, do u shqyrtohen referencat.
“Po kujt ja bëjnë këto? Ja bëjnë vetes dhe prandaj janë futur në vështirësi. Në sektorët ku është bërë analizua e pagave, do u kërkojmë pasqyrën e realitetit. Kompanitë e ndërtimit kanë sot referenca shumë të ulëta të shitjeve, ndërkohë që shitjet reale e dimë çfarë janë. Do i shohim dhe referencat. Por është e pagëlltitshme dhe e neveritshme që nga një anë të bëhen fitime marrëmendëse dhe na ana tjetër të vazhdojë shfrytëzimi i krahut të punës”, tha ai.