• Korça

9-vjeçari me një dhunti të veçantë, Gregori mund të gjejë pa problem ditët e javës sipas datës

Ky është Gregor Spaho. Ai është 9 vjeç dhe ndjek studimet pranë shkollës fillore “Myrteza Sala” në qytetin e Bilishtit. Gregori i përket atyre personave që kanë aftësi të kufizuar në shikim. 9-vjeçari ka një dhunti të veçantë, ai arrin të gjejë ditën e javës që i përket një datë e caktuar.

Të qënurit një person me aftësi të kufizuar në shikim nuk e ka penguar Gregorin të ndjekë rregullisht mësimin. Ne kemi takuar mësuesen e tij ndihmëse e cila na tregon më tepër rreth tij.

Përveç lidhjes së veçantë që ka me datat, Gregori po ashtu ka pasion edhe muzikën. Ai është një fëmijë shumë i dashur me të gjithë dhe pavarësisht vështirësive është është një nxënës i rregullt në shkollë. Përmes shembullit të tij ai përcjell mesazhin se përtej sfidave gjithkush mundet të bëjë atë që dëshiron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *