9 maji shënon Ditën e Evropës të vendosur nga Bashkimi Evropian në përkujtim të Deklaratës së Schumanit. Më 9 maj 1950, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman dha një deklaratë për shtyp ku i bëri thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimin e qymyrit dhe çelikut nën një institucion të vetëm. Ky quhet si hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE. Dita e Evropës është një ditë për të festuar paqen dhe unitetin në të gjithë Europën.
Lini një Përgjigje