Ky vit përkon me 81-vjetorin e Konferencës së Pezës, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Kjo konferencë shënon përpjekjet për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazifashistë ndërsa u mbajt në 16 shtator të 1942 në Pezë, një fshat në afërsi të Tiranës me protagonistë 20 delegatë, përfaqësues të krahinave dhe besimeve të ndryshme fetare, klasave dhe shtresave me bindje politike nga më të ndryshmet. Në të u diskutua organizimi i forcave në një luftë të përbashkët kundër pushtuesit, organizim ky që më vonë mori emrin Fronti Nacional-Çlirimtar. Konferenca ngriti themelet e bashkimit të popullit shqiptar rreth frontit nacional-çlirimtar. Kishin kaluar gati 3 vite e gjysëm nga pushtimi i vendit nga italia fashiste dhe rezistenca e popullit shqiptar po manifestohej me greva, demostrata, krijimin e çetave por doli e nevojshme të zgjerohej më tej lëvizja anti-fashiste nacional çlirimtare, ndaj partia komuniste thirri këtë Konferencë ku u morrën një sërë vendimesh të rëndësishme, si krijimi i frontit nacional çlirimtar, këshillave, çetav, brigadave e batalioneve. Në Qarkun Korçë u krijuan 22 çeta, 14 batalione e 5 brigada, një kontribut ku i madh në shkallë vendi . Parulla e kësaj conference u bë ajo e bashkimit pa dallim feje, ideje apo krahinë, por të gjithë të ishin një në luftën kundër çlirimit të atdheut.
- Korça
81 vjet nga Konferenca e Pezës, përkujtohen dhe nderohen forcat antifashiste shqiptare
Korça
Më shumë- Korça
Aplikacion i ri OSHEE APP/ Përmes këtij aplikacioni mund të kryhen nj...
- Korça
Tetori, muaji i letërsisë/ Një sërë aktivitetesh do të vijnë me qëllim...
- Korça
Qendra komunitare “Duarartët”/ Dorcas Albania inauguron qendrën e re p...
- Korça