• Korça

8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë/ 17-vjeçarja Kamila Busho një shembull për aktivizmin rinor

Kamila Busho është maturante e gjimnasit “Themistokli Gërmenji” në qytetin e Korçës. Përveçse një nxënëse ekselente me rezultate të shkëlqyera, 17-vjeçarja është shumë aktive në jetën sociale, duke marrë pjesë në nisma të ndryshme rinore dhe së fundmi si pjesë e Këshillit Vendor Rinor, duke e parë këtë si një mundësi për të zhvilluar veten.

Kamila përmes shembullit të saj ka një mesazh për të gjithë të rinjtë, të cilët duhet të jenë më aktivë në jetën ekonomike, politike, sociale dhe kulturore të vendit.

17 vjeçarja ka bindjen se në vendin tonë nuk mungon potenciali i të rinjve, thjesht duhet më tepër angazhim nga ana e tyre për të ndikuar në politikat rinore.

Në këtë 8 dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë, të rinj si Kamila shërbejnë si shembull për të reflektuar mbi ngjarjet e para 33 viteve, kur vetë të rinjtë u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *