• Lajme kombëtare

79-vjetori i Kongresit të Përmetit. Zhvillohet ceremoni solemne në Përmet

Kongresi i Përmetit shënon sot 79 vjetorin e zhvillimit të tij. Në përkujtim të kësaj ngjarje çdo vit në Përmet zhvillohet një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e autoriteteve vendore, veteranëve, familjeve të dëshmorëve si dhe qytetarëve të shumtë të cilët kryejnë homazhe përpara lapidarit të vendosur në qendër të qytetit të Përmetit pikërisht në nder të kësaj ngjarje. Më pas të gjithë të pranishmit drejtohen për ceremoninë e rastit tek godina ku është mbajtur Kongresi i Përmetit i cili i zgjati punimet nga 24 deri më 28 maj 1944. Kongresi i Përmetit përcaktoi se kush do të drejtonte Shqipërinë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ky kongres përcaktoi se fitues të luftës ishin këshillat nacionalçlirimtarë që drejtoheshin nga Partia Komuniste, ndërsa pas Konferencës së Pezës ai u hiqte përfundimisht të drejtën të djathtëve që përfaqësoheshin nga Balli Kombëtar dhe Legaliteti që të rreshtoheshin në krah të fituesve të luftës.

Katër ishin vendimet më të rëndësishme të këtij kongresi: “Të ndërtohet Shqipëria e re demokratike e popullore sipas vullnetit të popullit; Të mos njihet asnjë qeveri tjetër, brenda apo jashtë kufijve, që mund të formohej në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe të ndalohej kthimi i ish-mbretit Zog; Të mos njihen koncesionet e nënshkruara nga qeveritë e mëparshme në dëm të interesave kombëtare; Të vijojë me ashpërsi lufta kundër pushtuesve nazistë dhe tradhtarëve deri në çlirimin e plotë dhe vendosjen e pushtetit të ri demokratik popullor në të gjithë vendin”. Në kongresin e Përmetit morën pjesë 188 delegatë, nga të cilët 25 delegatë ishin nga Korça.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *