• Pogradec

79-vjetori i çlirimit të Pogradecit. Çelet një ekspozitë fotografike dhe dokumentare

Në kuadër të 30 gushtit që përkon me 76-vjetorin e Çlirimit të Pogradecit, Bashkia Pogradec në bashkëpunim me Organizatën e Lanç, Komitetin e Veteranëve dhe Dëshmorëve organizoi ditën përkujtimore për heronjtë pogradecarë që kanë dhënë jetën për çlirimin e Pogradecit në luftën Anti Fashiste Nacional Çlirimtare. Pjesë e takimit ishin përfaqësues të pushtetit vendor, si edhe pasardhës të dëshmorëve e qytetarë. Në kuadër të kësaj date të shënuar janë kryer homazhe pranë Lapidarit të Brigadës së XV, në hyrje të qytetit ku janë mbajtur dhe fjalët përshëndetëse.

Pas fjalëve përshëndetëse u kryen homazhe dhe u vendosën kurora me lule në nderim të të rënëve. Pjesmarrësit në këtë ceremoni përkujtimore vizituan edhe ekspozitën me fotografi dhe dokumente, që i përkisnin periudhës së luftës Anti Fashiste Nacional Çlirimtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *