• Korça

79-vjetori i Çlirimit të Korçës/ Organizohet një ceremoni solemne dhe koncert festiv

79 vite më parë qyteti i Korçës ngriti flamurin e lirisë. Përmes një ceremonie solemne është kujtuar kjo datë e shënuar ku kanë qënë të pranishëm veteranë të luftës, familjarë të familjeve të dëshmorëve si dhe përfaqësues të pushtetit lokal e qëndror. Aktiviteti ka filluar me interpretimin e bandës së qytetit tek sheshi përpara teatrit.

Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i Komitetit të Veteranëve të LANÇ-it Tomor Asabella, ka risjellë në vemendje ngjarjet e asaj dite.

Ceremonia është përshëndetur edhe nga përfaqësues të pushtetit vendor, të cilët kanë shprehur mirënjohje dhe respekt për dëshmorët që i sollën Korçës lirinë.

Ceremonia përkujtimore në kuadër të 79-vjetorit të Çlirimit të Korçës, ka vijuar me një koncert festiv, duke i dhënë ngjyrat patriotike kësaj dite, si një nga më të rëndësishmet në memorien historike të banorëve të Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *