• Korça

7 ikona në proces restaurimi, vijon puna për konsolidimin dhe ruajtjen e veprave të artit mesjetar

7 ikona të pa ekspozuara më parë janë në proces restaurimi në laboratorin e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar. Restauratorët janë duke kryer një proces që kërkon shumë kujdes për të ruajtur autenticitetin dhe vlerat që këto vepra mbartin. Mes tyre është ikona Krishti i gjithëpushtetshëm, pikturuar në 1971 nga Kostandin Zografi, ikona të Jeremonakut apo autorëve të panjohur  si piktura e Joan Pagëzorit, etj.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar ka një fond të pasur prej gati 8 mijë objektesh të  ndryshme ku ndër më të vecantat janë ikonat dhe interesi i vizitorëve për t’u njohur me to ka qenë i lartë.

Në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë ruhen, promovohen dhe restaurohen objekte të trashëgimisë dhe kulturës bizantine dhe postbizantine. Koleksioni ikonografik që ndodhet në këtë muze është më i madhi në numër dhe më interesanti në vlera historike, artistike e fetare, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *