“Riders Legend Korça” rikthen për herë të pestë në qytetin e Korçës, grupe motoristësh nga rajoni. Me një pjesëmarrje prej më tepër se 600 motoristësh, e të apasionuar me këtë lloj sporti, prej pasdites e deri në mesnatë kanë shijuar atmosferën fantastike.
Motoristë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia por edhe nga Suedia, kanë marrë pjesë në këtë event, duke udhëtuar nga qytetet e tyre drejt Korçës, disa për herë të parë, por ka edhe nga ata që rikthehen me mbresa për qytetin.
Motoristët kanë dhuruar një spektakël për qytetin, duke ekspozuar motorët në një “xhiro” në bulevardet kryesore të qytetit të Korçës.
Lini një Përgjigje