• Pogradec

33 HA fermë gështenjash/ Ajet Hamolli investon në këtë fermë falë mbështetjes së programit IPARD II

Pogradeci njihet për prodhimin e gështenjës, një drufrutor i cilësuar si ndër më të mirët në Shqipëri. Ajet Hamolli është një fermer nga fshati Dardhas, i cili falë mbështetjes së ofruar nga Qeveria Shqiptare, ka ngritur fermën më të madhe për prodhimin e këtij drufrutori prej 33 HA. Si përfitues i  programit IPARD II për fidanë gështenje, mekanikë bujqësore, rrethim, ujitje e ambiente sanitare të gatshme, në një vlerë investimi prej rreth 51 mln lekësh me kontribut të përbashkët kombëtar e të BE-së, Hamolli ndërtoi këtë fermë ku ka mbjellë rreth 10 mijë rrënjë gështenja ndërsa synon që prodhimin ta eksportojë.

Së fundmi, kjo fermë është vizituar nga Kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli dhe Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole të cilët shprehën vlerësimin maksimal për punën e fermerit i cili rikthehet për të investuar në vendlindjen e tij, pas largimit prej vitesh drejt Tiranës

Ndërkohë rruga Qukës-Qafë Plloçë kalon pranë kësaj ferme dhe pritet që t’i japë një mundësi mjaft të mirë zhvillimit turistik malor. Kjo pasi Dardhasi ka potenciale të mëdha  siç është dhe Guri i Kamjes, një ndër destinacionet kryesore që është mjaft i vizituar nga turistët vendas e të huaj.  Nisur nga ky fakt, Ajet Hamolli ka projektuar dhe ngritjen e një pike agroturizmi në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *