Sot testohen maturantët në provimin e parë, atë të gjuhës së huaj. Rreth 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen këtij testi, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. 7800 mësues do të mbikëqyrin në shkolla të ndryshme të vendit. Provimi do të zhvillohet në korridoret e shkollave apo palestra dhe do të monitorohet me kamera për të eliminuar kopjimet apo përdorimin e telefonave gjatë testit.
Në provim janë të përfshira të gjitha nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe. Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët do t’i nënshtrohen më datën 7 provimit të Gjuhës Shqipe, me 13 qershor provimit të matematikës, më 19 qershor të lëndës me zgjedhje.
Lini një Përgjigje