• Korça

3 raste me Covid-19 në Korçë, të infektuarit të ardhur nga Greqia

3 raste pozitive me covid-19 janë evidentuar në Korçë gjatë ditëve të fundit. Këto kanë qenë raste të personave të cilët kanë ardhur nga Greqia, apo persona që kanë pasur kontakt me emigrantë të ardhur nga shteti helen. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë Merita Kroi. Ajo tregon se këto tre raste janë evidentuar me teste të shpejta në spitalin e Korçës, ndërsa ka pasur edhe të tjerë të dyshuar për të cilët janë marrë mostrat e gjakut për të kryer testet pcr në Tiranë. Pavarësisht këtyre rasteve pozitive me koronavirus situata paraqitet e qetë në Korçë, e megjithatë mjekja bën apel për kujdes, respektimin e higjienës dhe shmangien e grumbullimeve.

Sëbashku me rastet e dyshuara si mbartëse të koronavirusit mjekët janë duke gjurmuar edhe rastet e gripit për të parë se cili variant është duke qarkulluar në këtë sezon vere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *